1 Pranimi i Dërgesave
- Dërgesat pranohen vetëm nëse janë të paketuara dhe të etiketuara sipas udhëzimeve tona.
- Pesha dhe dimensionet e dërgesës duhet të jenë brenda kufijve të lejuar.
- Pranojmë letra, paketa të vogla, dokumente dhe parcela express.
2 Përpunimi dhe Transporti
- Çdo dërgesë përpunohet me kujdesin maksimal në qendrat tona të logjistikës.
- Transporti bëhet me automjete, furgona ose motoçikleta, sipas llojit të dërgesës.
- Shërbimet si COD (Cash on Delivery) trajtohen me procedura të veçanta sigurie.
3 Dorëzimi
- Dërgesat dorëzohen në adresën e saktë brenda afateve të premtuara.
- Për dërgesat me gjurmim elektronik kërkohet detyrimisht nënshkrimi i marrësit.
- Në rast mungese të marrësit, dërgesa ruhet në pikën tonë më të afërt për një periudhë të caktuar.
4 Siguria dhe Integriteti
- Garantojmë integritetin fizik dhe sigurinë e dërgesave tuaja gjatë gjithë rrugës.
- Rreptësisht e ndaluar: Eksplozivë, lëndë kimike, drogë apo sende të rrezikshme.
5 Gjurmimi dhe Informacioni
- Të gjitha dërgesat ofrojnë mundësi gjurmimi (tracking) elektronik në kohë reale.
- Klienti mund të ndjekë statusin online ose përmes shërbimit tonë të klientit.
6 Përgjegjësitë e Palëve
- Klienti mban përgjegjësi për saktësinë e adresës dhe paketimin e përshtatshëm.
- Kompania nuk mban përgjegjësi për gabime që vijnë nga informacioni i pasaktë i klientit.
- Kompensimi për humbje ose dëmtime bëhet sipas rregulloreve në fuqi dhe kontratës.
Shënim: Duke përdorur shërbimet e Albexpres, ju pranoni automatikisht kushtet e mësipërme. Për çdo pyetje shtesë, na kontaktoni në departamentin e asistencës.