Sende të Ndaluara për Transport
Siguria juaj dhe e stafit tonë është prioriteti ynë kryesor.
- Lëndë narkotike dhe psikotrope
- Eksplozivë dhe fishekzjarre
- Substanca radioaktive ose korrozive
- Lëngje të ndezshme (benzinë, alkoole industriale)
- Armë zjarri dhe pjesë këmbimi
- Municione të çdo lloji
- Thika apo mjete prerëse të ndaluara
- Pajisje ushtarake pa leje përkatëse
- Para cash (kartëmonedha ose monedha)
- Metale të çmuara dhe bizhuteri pa deklarim
- Bileta llotarie ose çeqe bankare
- Antikuarë dhe vepra arti origjinale
- Kafshë të gjalla
- Mbetje spitalore ose biologjike
- Sende që kundërmojnë apo prishen shpejt
- Bime të ndaluara ose fara të padeklaruara
Vërejtje e Rëndësishme:
Albexpres gëzon të drejtën të refuzojë çdo dërgesë që dyshohet se përmban sende të ndaluara. Në raste të caktuara, objektet e ndaluara mund të sekuestrohen nga autoritetet kompetente. Dërguesi mban përgjegjësi të plotë ligjore për përmbajtjen e pakos.